FOTO/ Karvani i mjeteve RETRO nga koleksioni shqiptar në Gjirokastër

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Pas paradës në disa qytete të Shqipërisë por edhe Kosovës, karvani i mjeteve RETRO nga koleksioni shqiptar zhvilloi sot paradën e radhës në Gjirokastër.

Kryeministri Edi Rama solli sot një album me foto nga ky aktivitet i organizuar nga RETRO Albania dhe DPSHTRR.

“Sa bukur Gjirokastra sot. RETRO Albania. Bravo DPSHTRR”, tha Rama, duke ndarë një album me foto nga ky aktivitet.

Në Shqipëri, ka një numër të konsiderueshëm mjetesh rrugore të hershme, por që për shkak se nuk ka pasur një akt ligjor që të mbrojë dhe promovojë këtë pasion, nuk kanë qenë asnjëherë të ekspozuara tërësisht. Ndaj aktivitetet e këtij lloji janë një manifestim i së bukurës mbi katër rrota.

Tashmë DPSHTRR, ka krijuar edhe Qendrën Historike Shqiptare RETRO, një hapësirë ku mund të gjenden mjete të hershme dhe jo vetëm, por edhe pjesë mjetesh, dokumentacione, targa të ruajtura nga koleksionistë të sendeve apo relikeve të vjetra dhe që janë të mirëmbajtura.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.