FOTO/ Inspektorët e ISHSH në terren, këshillojnë qytetarët për respektimin e masave antiCovid

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Inspektorët e Institutit Shtetëror të Shëndetit (ISHSH) janë në terren në të gjithë Shqipërinë për të këshilluar qytetarët për respektimin e masave të mbrojtjes nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, “në Berat, Inspektorët e ISHSH janë në terren si në gjithë Shqipërinë, po këshillojnë qytetarët për mbrojtjen nga COVID-19 duke rritur me tej sensibilizimin për zbatimin e masave antiCovid me qëllim parandalimin e infeksionit”.

“Muajt në vijim do të jenë të vështirë, por nëse jemi bashkë autoritete-qytetarë në aleancën e madhe për mbrojtjen e shëndetit, do ta përballojmë edhe këtë sfidë me koronavirusin e rrezikshëm”- thekson MSHMS.

/a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.