COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1329 testime, 82 të shëruar, 302 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur  lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID-19 në Shqipëri se janë kryer 1329 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
“Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 196 të prekur në Tiranë, 31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë, 8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër, 4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos,
1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin”- bëri të ditur MSHMS.
Sipas MSHMS, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 77-vjeçar dhe një 80-vjeçare nga Tirana, një 80-vjeçar nga Fier, një 82-vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat antiCOVID me qëllim parandalimin e infeksionit. Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.
“Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID-19”- thekson Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. /a.a/
COVID-19 – Statistika (24 Tetor 2020)
Raste të reja ditore         302
Të shëruar ne 24 orë       82
Të shtruar në spitale        264
Humbje jete në 24 orë        4
Testime ditore               1329
Testime totale               115710
Raste pozitive                18858
Raste të shëruara          10548
Raste Aktive                  7837
Humbje jete                   473
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë        3966
Durrës         755
Shkodër       491
Fier             511
Korçë          479
Lezhë          379
Elbasan       344
Vlorë           308
Berat           222
Kukës          190
Dibër             96
Gjirokastër     96
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.