Skënderi, takim me strukturat e AKU-së në Elbasan: Tolerancë zero për subjektet që cenojnë shëndetin e konsumatorëve

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i AKU-së, Bledar Skënderi ka prezantuar gjatë ditës së sotme vizionin e tij në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Drejtorinë Rajonale Elbasan shoqëruar edhe nga drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme.

Gjatë prezantimit Skënderi kërkoi nga trupat inspektuese që të mos tolerojnë asnjë subjekt ushqimor i cili tregton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi dhe në çdo problematikë tjetër lidhur me sigurinë ushqimore, me fokus qëllimin e vetëm mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

Gjithashtu, drejtori i AKU-së shprehu mbështetjen dhe angazhimin maksimal për taskforcën antiCovid dhe rolin e saj në këshillimin e bizneseve dhe qytetarëve për zbatimin e protokolleve antiCovid, si e vetmja mënyrë për ndalimin e përhapjes së virusit.

z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.