Pasuritë e paluajtshme/ 40% e shitjeve në zonat më të preferuara brenda qytetit

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë publikoi rezultatet e vrojtimit të  “Tregut të pasurive të paluajtshme dhe indeksin e çmimeve” sipas të cilit rezulton se 40% e shitjeve të pasurive të paluajtshme janë kryer në zonat më të preferuara brenda qytetit.

Sipas këtij vrojtimi, “gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, rreth 40% e shitjeve të pasurive të paluajtshme në të gjithë territorin përfaqësohen nga prona të vendosura në zonat më të preferuara brenda qytetit, ndërkohë që në gjashtë mujorin e mëparshëm, ky raport ishte 56 %.”

Gjithashtu vëren vrojtimi rreth 35% e pronave të shitura kanë qenë prona të ndërtuara në periferi, brenda qytetit nga 30% në periudhën e kaluar, dhe rreth 25 % e pronave kanë qenë prona të ndërtuara jashtë qytetit , nga 14% gjashtëmujorin e kaluar. /a.a/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.