MV – Zaev: Shpresa për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë

SHKUP, 23 tetor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev bëri thirrje për një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të konflikteve që mbeten mes vendit të tij dhe Bullgarisë, me qëllim që që konferenca e parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe Maqedoninë e Veriut mund të mbahet siç është planifikuar, deri në fund të këtij viti.

“Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë nuk janë vetëm copa letre. Unë jam i kënaqur që Bullgaria shprehet gjithmonë se dëshiron të mbështesë aspiratat tona për anëtarësimin në BE”, shtoi ai.

”Ne jemi angazhuar ta zgjidhim këtë problem për të mundësuar që konferenca e parë ndërqeveritare BE-Maqedoni e Veriut të mund të zhvillohet deri në fund të vitit 2020″, deklaroi Zaev pas bisedimeve të ndara në lidhje video me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.