Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan dhe paundi britanik humbasin terren kundrejt lekut, forcohet euro

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan dhe paundi britanik humbën terren në raport me lekun, ndërsa euroja u forcua lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 123,96 lekë ose 0,02 lekë më shumë se të enjten.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane humbi 0,07 lekë dhe këmbehet me 104,69 lekë.

Paundi britanik dhe franga zvicerane, këmbehen sot me lekun respektivisht në vlerat 136,91 lekë dhe 115,74 lekë.

Monedha u zhvlerësua kundrejt lekut, respektivisht me 0,18 lekë, ndërsa franga zviceriane u forcua me 0,25 lekë. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.