COVID-19 – Kufizime lokale të ashpra për miliona britanikë

LONDËR, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Miliona britanikë do t’i nënshtrohen sot kufizimeve të ashpra lokale, madje Uellsi do të përballet me një kufizim tjetër, për të frenuar valën e dytë të COVID-19 në Britaninë e Madhe.

I kufizuar më 23 mars gjatë valës së parë, vendi më i prekur në Europë nga pandemia me më shumë se 44 000 të vdekur, ka reaguar për përhapjen e kontaminimeve në mënyrë lokale dhe qeveritë lokale janë kompetente për sa i përket kësaj çështjeje.

Duke nisur nga ora 18:00 (17:00 GMT), më shumë se tre milionë banorë të Uellsit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi deri më 9 nëntor, duke u bërë kështu rajoni i parë britanik që gjen si zgjidhje kufizimin.

Të gjitha bizneset jo-thelbësore do të duhet të mbyllen, por fëmijët në klasat fillore dhe disa të mesme do të jenë në gjendje të kthehen në shkollë në fillim të nëntorit pas pushimeve të shkollës.

Në Angli, qeveria e kryeministrit Britanik Boris Johnson po kërkon të shmangë bllokimin e përgjithshëm, por tani rreth gjysma e popullsisë, ose rreth 29 milion persona jetojnë nën kufizime lokale në një nivel ose në një tjetër./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.