COVID-19/ Denaj: Hapësira të nevojshme në buxhet, të përgatitur t’i përgjigjemi një tjetër situate të mundshme

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se qeveria është e përgatitur për t’iu përgjigjur një tjetër situate të vështirë që mund të vijë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Gjatë një interviste në medie, ministrja Denaj bëri të ditur se nëse do të jemi para një fakti të tillë, qeveria tashmë është më e përgatitur dhe buxheti i vitit që vjen ka hapësirat e nevojshme për të bërë rialokimet.

“Jemi më të përgatitur për skenare se sa ishim në fillim të vitit kur asnjë nuk parashikonte dot situatën. Nëse do të jemi para një fakti të tillë jemi të gatshëm të rialokojmë shpenzimet e nevojshme dhe do t’i bëjmë ato siç e bëmë këtë vit edhe kur ishim në një proces me presionin e madh të kohës. Kemi hapësira për të negociuar, kemi shpenzime operative e zëra të tjerë që do të duhet t’i rishikojmë. Në varësi të asaj që ndodh do të vendosim prioritetet dhe do të adresojmë situatat, si në raport me shëndetësinë ashtu edhe për papunësinë dhe shtresat në nevojë“, deklaroi Denaj.

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.