BRUKSEL – Greqia dhe Turqia anulojnë manovrat ushtarake në Mesdheun Lindor

BRUKSEL, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Greqia dhe Turqia anuluan sot manovrat ushtarake të planifikuara javën e ardhshme në Mesdhe, në një përpjekje për të lehtësuar tensionet, njoftoi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stotenbergu.

“Unë e përshëndes këtë vendim. Ai është një hap në drejtimin e duhur”, tha zyrtari i Aleancës, pas një takimi të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

Sipas tij, vendimi do të zvogëlojë rrezikun e aksidenteve dhe mund të shërbejë si një bazë për përpjekjet e drejtuara nga Gjermania për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale midis dy vendeve./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.