Veliaj: PD i fut nga dritarja ata që Vetingu i nxjerr me shkelma nga dera

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar procesin e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë në PD, duke theksuar nga Njësia 7 se, ata që Vetting-u i nxjerr nga dera, PD-ja i fut nga dritarja.

“Kush mendonte një ditë që do ikte Gjin Gjoni? Po qeshin të gjithë, por kush e mendonte? Dukej komplet e pamundur. Ata dukeshin si një bandë që nuk mund ta çante dot njeri. Por, sistemi i drejtësisë po fillon të funksionojë! Dhe kjo ishte dhe çudia më e madhe. Për t’u diskretituar se sa të lidhur ishin me politikën e mbrapshtë, gjyqtarët që heq Vetingu kandidojnë për Partinë Demokratike. Këta as nuk mundohen ta fshehin prapësinë. Këta janë të rritur, të vaksinuar, kanë drejtuar shtetin, kanë shkatërruar drejtësinë dhe nuk u skuqet cipa fare dhe i kandidojnë për deputetë, i fusin nga dritarja ata që sistemi i Vetingut i nxorri me shqelma nga dera”, deklaroi Veliaj. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.