Shqipëri-Rumani/ Dakordësi për intensifikimin e bashkëpunimit në energji dhe transport

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Shqipëria dhe Rumania synojnë intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve në sektorë potencialë me interes të ndërsjelltë.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, zhvilloi një takim pune sot në Tiranë, me Sekretarin e Shtetit për Ekonominë, Energjinë dhe Klimën e Biznesit të Rumanisë, Liviu Rogojinaru.
Denaj shprehet se “ndamë vizionin e përbashkët për të intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të zgjeruar rrugët e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjelltë, si energjia dhe transporti”.
“Bashkëpunimi rajonal është një shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik dhe mendojmë se ky është një moment i mirë për të diskutuar së bashku sesi mund të rrisim investimet, veçanërisht ato që mund të vijnë nga Rumania”, deklaroi Denaj. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.