PORTUGALI – Izolohen tri komuna për shkak të COVID-19

LISBONË, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Tri komuna në veri të Portugalisë do të izolen të premten dhe udhëtimet në të gjithë vendin do të kufizohen në Ditën e Të Gjithë Shenjtorëve, njoftoi sot qeveria portugeze, ndërsa numri i infektimeve të reja ditore të COVID-19 arriti një rekord të ri.

“150 000 banorët e komunave fqinje, Felgueiras, Lousada dhe Paços de Ferreira, do të duhet të respektojnë nga e premtja detyrën qytetare të izolimit në shtëpi”, vendosi sot ekzekutivi socialist në Këshillin e Ministrave.

Banorët do të jenë në gjendje të lënë shtëpitë e tyre vetëm për të shkuar në punë, në shkollë, për të bërë pazar ose për të blerë ilaçe.

Puna në distancë, nëse është e mundur, do të bëhet e detyrueshme dhe bizneset do të duhet të mbyllen në orën 22:00./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.