PEKIN, 22 tetor /ATSH-ANSA/ – Një rritje solide e teknologjisë së lartë Ipo dhe Hi-thech ka ndihmuar miliarderët kinezë të shtojnë më shumë se 1,5 trilionë dollarë në pasurinë e tyre, duke e çuar vlerën e kombinuar në 4 trilionë dollarë, ku Jack Ma, bashkëthemelues i Alibaba, është njëri prej më të pasurve me 59 miliardë dollarë.
“Bota kurrë nuk ka parë kaq shumë pasuri të krijuar në një vit të vetëm’’, vuri në dukje Rupert Hoogewerf, president i raportit ‘’Hurun’’ dhe studiues kryesor.
Sipërmarrësit kinezë kanë bërë shumë më mirë sesa pritej, ku pavarësisht Covid-19, ata janë rritur në nivele rekord.
Rritja në tregjet e aksioneve të Kinës, si dhe rritja e fortë në sektorin e teknologjisë nxitën bumin e fundit të miliarda dollarëve në vend. /os/
