Materniteti i Korçës, Manastirliu: Prej dy vitesh, ndryshimi është si nata me ditën

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Materniteti i Korçës ofron për banorët e këtij qarku një shërbim dinjitoz dhe sipas standardeve për nënat dhe bebet.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë shembullin e transformimit të maternitetit të Korçës pas investimit të kryer si dhe kushtet e mëparshme, që sipas ministres janë simbol të rrënimit të shëndetësisë.

“Punë të nisura, punë të bitisura. Nënat në Korçë, një herë e një kohë i sillnin vogëlushët në jetë, në maternitetin, që ishte një prej simboleve të rrënimit të shëndetësisë së një kohe që nuk vjen më”, u shpreh ajo.

“Prej dy vitesh, që kur vumë dorë, ndryshimi është si nata me ditën. Rrënimi ka mbetur thjesht një kujtim i keq, ndërsa vogëlushët e Korçës, sot e marrin përqafimin e parë të nënave të tyre, në mjedise me kushte moderne, si në të gjitha vendet perëndimore”, u shpreh ministrja Manastirliu. /z.tosku/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.