LONDËR – Rifillojnë bisedimet BE-BM për Brexit

LONDËR, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Pas një jave bllokimi, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian rifillojnë sot në Londër negociatat e tyre tregtare post-Brexit, me mosmarrëveshje të mëdha për t’u zgjidhur dhe shumë pak kohë për t’i shpëtuar një “no deal”.

“Në mënyrë të qartë, mosmarrëveshje të konsiderueshme mbeten midis pozicioneve tona mbi temat më të vështira, por ne jemi të gatshëm me BE për të parë nëse është e mundur t’i bashkojmë gjatë diskutimeve intensive”, theksoi një zëdhënës i kryeministrit, Boris Johnson në një deklaratë.

“Është e mundur që negociatat të dështojnë”, paralajmëroi ai.

Evropianët kanë paralajmëruar se një kompromis duhet të gjendet përpara fundit të tetorit që një marrëveshje e tregtisë së lirë të jetë në fuqi më 1 janar, fundi i periudhës së tranzicionit gjatë së cilës rregullat europiane vazhdojnë të zbatohen në territorin britanik.

Një ekip negociatorësh do të mbërrijnë që prej sot në Londër. Diskutimet do të zhvillohen deri të dielën./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.