I kufizuar për shkak të Covid-19 mbreti Pele feston 80-vjetorin

SAO PAOLO, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Mbreti Pele do të festojë 80-vjetorin, i kufizuar në shtëpinë e tij për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ndërkohë që problemet shëndetësore këto vitet e fundit e kanë bërë më të ndjeshëm. 

Edhe i mbyllur, braziliani nuk e humb sensin e humorit.

“Jam mirë, thjesht nuk do të jem në gjendje të luaj këtë javë”, theksoi me humor kampioni i trefishtë i botës gjatë një bisede video me presidentin e Konfederatës braziliane të Futbollit (CBF) në fillim të javës.

Me karizmën dhe buzëqeshjen e tij të zakonshme, ai mbetet shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku nuk mungon të kujtojë disa nga sukseset e tij, siç është goli i tij i parë me klubin Santos në moshën 15 vjeç ose Kupa e parë e botës, që ai e fitoi në Brazil në vitin 1958 me një aksion të paharrueshëm.

I lindur më 23 tetor 1940 në Tres Corazones, në shtetin e Minas Gerais, Pele thekson se ai zakonisht nuk e feston ditëlindjen e tij. Por ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha mesazhet e urimit që mori.

Faleminderit shumë për Brazilin dhe brazilianët, unë gjithmonë kam qenë shumë i lumtur që kam veshur këtë fanellë! Faleminderit për dashurinë e shprehur me rastin e ditëlindjes sime”, përshëndeti ish-sulmuesi në një mesazh të postuar në Instagram, të shoqëruar me një foto duke festuar një gol në Seleçao./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.