GREQI – Burgoset lidershipi i ”Agimit të Artë”

ATHINË, 22 tetor /ATSH-ANA-ANSA/ – I gjithë ekipi drejtues i ”Agimit të Artë”, që konsiderohet si një organizatë kriminale, do të burgoset, pasi dënimet e tyre nuk do të pezullohen në pritje të apelimit, sipas vendimit të shpallur nga Gjykata e Apelit e Athinës që zhvillon gjyqin e ”Agimit të Artë”.

Gjykata ka pezulluar dënimet e vetëm 12 prej atyre që janë shpallur fajtorë, mes tyre ish-deputetët Michail Arvanitis, Eleni Zaroulia, Chrysovalantis Alexopoulos, Stathis Boukouras dhe Dimitris Koukoutsis.

Gjykata urdhëroi burgosjen e drejtuesit të formacionit neonazist ”Agimi i Artë” dhe gjashtë ish-udhëheqësve të saj të dënuar me 10 dhe 13 vjet burg për “udhëheqjen e një organizate kriminale”.

Admiruesi i nazizmit, Nikos Michaloliakos, 62 vjeç, u dënua me 13 vjet burg.

U dënuan gjithashtu edhe rreth 50 zyrtarë dhe anëtarëve të formacionit ksenofob politik, pas një gjykimi që zgjati pesë vjet e gjysmë./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.