FUTBOLL- CR7 ende pozitiv me COVID-19

TORINO, 22 tetor /ATSH-AA/- Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë pozitiv me COVID-19.

“Sky Sport Italia” raportoi se futbollisti portugez, i cili ka qenë pozitiv me COVID-19 gjatë detyrimeve përfaqësuese, rezultoi sërish pozitiv, pas marrjes së tamponit dje.

Juventusi shpreson se Ronaldo do të jetë negativ 24 orë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, që është vendosur për në 28 tetor.

Testi i tij në fund të periudhës minimale të izolimit është caktuar për të premten.

Nëse testi i Ronaldos del negativ, ai mund të ndërpresë izolimin.

Pjesa tjetër e ekipit pritet të testohet, gjithashtu, të premten për koronavirusin e ri./os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.