Elbasan/ Shpërndahen tableta për nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jonuz Topuzi”

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi së bashku me kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja shpërndanë tableta për nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jonuz Topuzi” në Shelcan të cilat do u shërbejnë për ndjekjen e mësimeve online.

Llatja thotë se tabletat janë shpërndarë për nxënësit në mënyrë që ata të kenë mundësi të ndjekin platformën online “akademi.al”.

“Një inkurajim shkon për stafet pedagogjike dhe Zyrën Vendore Arsimore Elbasan për punën e mirë në respektimin rigoroz të protokolleve të sigurisë shëndetësore në të gjithë zinxhirin e sistemit arsimor në Bashkinë e Elbasanit’’, informoi Llatja.

z.tosku/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.