DANIMARKË – Gjermania përfshihet në listën e paralajmërimit për udhëtimet jothelbësore

KOPENHAGË, 22 tetor /ATSH-DPA/ – Pjesa më e madhe e Gjermanisë, si edhe Letonia dhe Qiproja iu shtuan sot listës së vendeve ku duhet të shmangen udhëtimet jothelbësore.

“Ndodhemi në një situate, ku infektimet po rriten në shumicën e vendeve në Europë”, tha ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod.

“Përjashtim u bë për banorët e shtetit verior gjerman të Schleswig-Holstein, ku normat e infektimeve nuk janë aq të larta, sa në pjesën tjetër të vendit”, shtoi ai.

Katër rajone suedeze, përfshirë Skane-n, më i afërti me Danimarkën, u prekën gjithashtu nga vendimi danez, që hyn në fuqi të shtunën./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.