COVID-19 – Rekord infektimesh, Danimarka planifikon kufizime të reja

KOPENHAGË, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Danimarka regjistroi sot një rekord prej 760 raste të reja ditore të COVID-19, ndërsa qeveria planifikon të forcojë kufizimet për të frenuar përhapjen e virusit.

“Mund të na duhen kufizime të reja dhe presim që ato të vijnë në një të ardhme të afërt”, tha kryeministrja Mette Frederiksen.

” Epidemia po përhapet shpejt në të gjithë Europën, e cila tani është epiqendra e epidemisë”, shtoi ajo.

Ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, theksoi se edhe pse kurba e infektimeve nuk ndryshon brenda dy apo tri ditëve, qeveria ka në plan të forcojë dhe aplikojë kufizime të reja, duke mos përjashtuar masa apo rregulla më të rrepta./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.