COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1405 testime, 54 të shëruar, 302 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID-19 në Shqipëri.

Sipas MSHMS-së, janë kryer 1405 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV 2.

Po ashtu, informon ministria, janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 173 të prekur nga COVID-19 në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë, 30 raste në Lushnjë, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh, 5 raste në Krujë dhe Librazhd, 4 raste në Has dhe Peqin, 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat, 2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Përrenjas, Memaliaj, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 62-vjeçar dhe një 80-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SAR-COV 2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID-19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID-19.

COVID-19 – Statistika (22 tetor 2020)
Raste të reja ditore 302
Të shëruar në 24 orë 54
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1405

Testime totale 112 969
Raste pozitive 18250
Raste të shëruara 10395
Raste aktive 7390
Humbje jete 465

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3653
Durrës 724
Shkodër 494
Fier 487
Korçë 459
Lezhë 369
Elbasan 334
Vlorë 285
Berat 217
Kukës 178
Dibër 95
Gjirokastër 95

/a.gjonaj//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.