ATHINË, 22 tetor /ATSH-ANA/ – Infeksionet nga koronavirusi në Greqi u rritën në 865 të mërkurën, nga 667 të martën, duke reflektuar shqetësimin e autoriteteve, veçanërisht në veri të vendit.
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) deklaroi se nga 865 rastet e reja , 82 ishin të lidhur nga grupe të njohura, ndërsa 44 u identifikuan në pikat e hyrjes në Greqi.
Rastet e konfirmuara të pandemisë në Greqi kanë qenë 27 334 që nga fundi i shkurtit, nga të cilat 3 672 kishin të bënin me udhëtime jashtë vendit dhe 10 802 me raste të konfirmuara tashmë.
Për më tepër, 86 pacientë janë të intubuar në spitale.
Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç, ku 91,9% janë më të moshuar se 70 vjeç dhe 28 prej tyre janë gra.
EODY njoftoi gjithashtu 6 vdekje, duke e çuar totalin për Greqinë në 534.
Nga totali, mosha e tyre mesatare ishte 79, 96.3% kishin sëmundje bashkëshoqëruese dhe 201 ishin gra. /os/