BRUKSEL – Opozita bjelloruse merr çmimin ”Saharov”

BRUKSEL, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Parlamenti Europian i dha sot çmimin ”Saharov” për të drejtat e njeriut opozitës demokratike bjelloruse, figura kryesore e së cilës, Svetlana Tikhanovskaia, ndodhet e strehuar në Lituani. 

“Mos braktisni luftën tuaj! Ne jemi në krahun tuaj!”, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli në Twitter duke nënvizuar se anëtarët e opozitës, shumica e të cilëve të burgosur apo në mërgim, kishin diçka, që forca brutale nuk mund ta mundë, të vërtetën.

Kjo kandidaturë u mbështet nga grupet kryesore politike të Parlamentit, veçanërisht PPE (e djathta), S&D (socialistët dhe demokratët) dhe Renew Europe (qendra dhe liberalët).

Pas intelektualit ujgur, Ilham Tohti, i dënuar me burgim të përjetshëm në Kinë për “separatizëm”, laureat në 2019, eurodeputetët kurorëzuan një lëvizje të drejtuar veçanërisht nga gratë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.