Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 22 fluturime të konfirmuara për ditën e premte

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, njoftoi sot për 22 fluturime të konfirmuara për ditën e premte, datë 23 tetor.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bari dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Venecia dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim
Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim
Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Gatwick dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim

/a.gjonaj//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.