Aeroporti i ri/ Projekt i shumë ëndërruar që do ta kthejë Kukësin në pol ekonomik të verilindjes

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Aeroporti i ri i Kukësit që po ndërtohet me standarde të Bashkimit Europian do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore.
Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau pamje nga kantieri i punës që vazhdon intensivisht në Aeroportin e Kukësit.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Kryeministri Rama siguroi dje, në konferencën e përjavshme për shtyp me fokus te ekonomia, se aeroporti i Kukësit do të jetë operacional në pranverë 2021./m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.