SLLOVENI – Jansa: Popullata të ndërgjegjësohet përballë Covid-19

LUBJANË, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri slloven, Janez Jansa u kërkoi sot personave që protestojnë kundër një shtetrrethimi, të vendosur nga qeveria për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit, që të ndërgjegjësohen.

“Numri i infektimeve po rritet. Sot do të jenë më shumë se 1 100”, tha kreu konservator, në përgjigje të manifestimit në Maribor kundër kufizimeve qeveritare.

Rreth 100 persona morën pjesë në manifestimet kundër shtetrrethimit, që hyri në fuqi dje në mbrëmje, ndërkohë që autoritetet po luftojnë për të frenuar epideminë.

Shtetrrethimi ishte një prej shumë masave të vendosura dje.

Të gjitha evenimentet dhe ceremonitë, përfshirë martesat dhe shërbesat fetare, janë të ndaluara./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.