SHBA – FED: Ekonomia po rimëkëmbet me ritëm modest

UASHINGTON, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Ekonomia e SHBA-së ka vazhduar të rimëkëmbet nga kriza e COVID-19, megjithëse në mënyrë të pabarabartë, raportoi sot Rezerva Federale Amerikane (FED).

“Aktiviteti ekonomik vazhdoi të rritet në të gjitha distriktet, me një ritëm të karakterizuar si modest në shumicën e tyre”, tha FED.

Ekziston shqetësim se rimëkëmbja ekonomike po ngadalësohet në SHBA, sepse rastet e koronavirusit janë sërish në rritje dhe vendi është në pritje të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Deputetët dhe Shtëpia e Bardhë vazhdojnë debatin për një paketë të re lehtësimi për krizën e COVID-19. / /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.