REPUBLIKA ÇEKE – Kufizim i pjesshëm antiCOVID-19

PRAGË, 21 tetor /ATSH-AFP/ – Qeveria çeke njoftoi sot kufizime për lëvizjen e personave si dhe mbylljen e dyqaneve dhe shërbimeve për të intensifikuar betejën kundër COVID-19.

“Qeveria do të (…) kufizojë lëvizjet dhe kontaktet me personat e tjerë (…) me përjashtim të daljeve për punë, shkollë dhe vizita tek mjeku”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula.

Qeveria çeke njoftoi një javë më parë edhe mbylljen e restoranteve dhe bareve në të gjithë vendin, si dhe ndalimin e konsumimit të alkoolit në vendet publike, ndërkohë që numri i kontaminimeve me COVID-1 ka regjistruar një rritje rekord.

“Ne kemi të drejtë vetëm një provë dhe kjo duhet të kurorëzohet me sukses”, deklaroi kryeministri, Andrej Babis, kabineti i të cilit u kritikua për komunikimin pak të qartë dhe për masat kaotike, ndërkohë që numri i infektimeve është rritur ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit.

Masat e reja do të jenë në fuqi deri më 3 nëntor.

Javën e kaluar, numri i kontaminimeve në Republikën Çeke, vend me 10,7 milionë banorë, theu rekordin për katër ditë radhazi, me më shumë se 8 618 raste të reja të regjistruara të premten./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.