Puna, përkushtimi dhe sakrificat e boksierit Robin Krasniqi, frymëzuese

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ -Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi.

Meta u shpreh se puna, përkushtimi dhe sakrificat e Krasniqit drejt suksesit, janë frymëzuese.

“Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi. Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese! Krenar për ty Robin!”, tha Meta.

Boksieri Robin Krasniqi, është kurorëzuar mbrëmjen e 10 tetorit kampion bote për titujt IBO dhe WBA, duke përmbushur një ndër arritjet më të mëdha në karrierën e tij.

33-vjeçari arriti të rrëzojë me K.O. në raundin e tretë gjermanin, Dominic Boesel, në një ndeshje që foli totalisht për të duke u bërë i pari shqiptar kampion bote në boks.

Ndeshja për titullin kampion u zhvilluar në Magdeburg të Gjermanisë dhe në të morën pjesë dhe shumë shqiptarë.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje në karrierën e tij, prej tyre 19 me nokaut. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.