LONDËR – BM e gatshme të rinisë negociatat postBrexit

LONDËR, 21 tetor /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe njoftoi sot se është e gatshme të rinisë negociatat tregtare postBrexit me Bashkimin Europian të enjten, në Londër, duke i dhënë fund kështu bllokimit njëjavor.

“Është e qartë se mospërputhjet e konsiderueshme mbi temat më të vështira vazhdojnë të ekzistojnë mes  nesh, por ne jemi të gatshëm që, së bashku me BE-në, të shohim nëse është e mundur t’i përputhim ato gjatë diskutimeve intensive”, tha një zëdhënës i kryeministrit Boris Johnson, në një deklaratë.

“Kemi rënë dakord me BE-në dhe Michel Barnier, se është rivendosur baza për të filluar negociatat”, shkroi në Twitter kryenegociatori i Londrës, David Frost, pas një telefonate me homologun e tij Barnier.

“Bisedimet intensive do të ndodhin çdo ditë dhe fillojnë nesër pasdite në Londër”, shtoi ai.

Njoftimi vjen pas kërcënimit të Johnson-it për t’i lënë bisedimet derisa BE të ndryshonte qëndrim./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.