Kursi i këmbimit/ Leku forcon pozitat ndaj dollarit, humb pikë lehtë me euron

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas të mërkurën, leku forcoi pozitat ndaj dollarit dhe humbi pikë lehtë me euron.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet sot 104.63 lekë ose 0.42 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa euroja u forcua lehtë  me 0.05 lekë dhe këmbehet me 123.92 lekë.
Në pozita të kundërta këmbehen me lekun paundi britanik dhe franga zvicerane.
Monedha britanike këmbehet me 136.53 lekë ose 0.28 lekë më pak se një ditë më parë dhe monedha zvicerane humbi terren lehtë me 0.01 lekë dhe këmbehet me 115.66 lekë.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore. /j.p/r.e/

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 104.63 -0.42
Euro EUR 123.92 +0.05
Poundi Britanik GBP 136.53 +0.28
Franga Zvicerane CHF 115.66 -0.01
Jeni Japonez (100) JPY 99.73 +0.19
Dollari Australian AUD 74.04 +0.10
Dollari Kanadez CAD 79.80 +0.07
Korona Suedeze SEK 11.96 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 11.34 +0.03
Korona Daneze DKK 16.65 -0.01
SDR SDR 148.14 -0.47
Ari(OZ 1) XAU 200634.30 +397.44
Argjend(OZ 1) XAG 2612.76 +30.32
Juani Kinez (onshore) CNY 15.72 -0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 15.75 0.00
Lira Turke TRY 13.34 +0.03
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.