COVID-19 – Italia shënon rekord të ri, mbi 15 000 raste ditore

ROMË, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Italia theu sërish sot nivelin më të lartë të regjistruar gjatë pandemisë për infektimet ditore me COVID-19, duke raportuar pothuajse 15 200 raste të reja në 24 orë, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Përveç tyre, u raportuan edhe 127 vdekje nga COVID-19.

Në një fjalim në Senat, kryeministri italian Giuseppe Conte u bëri thirrje italianëve të shmangin të gjitha udhëtimet e panevojshme.

Lombardia, e cila përfshin Milanon, ka qenë rajoni më i prekur si në valën e parë dhe të dytë të pandemisë.

Ajo ka planifikuar të vendosë një shtetrrethim nate në fashën orare 23:00-05:00, duke filluar nga e enjtja.

Në Campania, ku situata është gjithashtu kritike, do të vendosë  një shtetrrethim nate të ngjashëme nga e premtja./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.