COVID-19/ Brataj: Domosdoshmëri zbatimi i masave për parandalimin e përhapjes së virusit

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj theksoi sot nevojën e respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit të COVID-19.

Gjatë një interviste në një nga studiot televizive, Brataj tha se tani ne po shikojmë që po preken më tepër moshat nga 50-65 vjeç dhe kjo sipas tij, vjen nga mos zbatimi i masave mbrojtëse.

“Po preken më tepër mosha nga 50-65 vjeç. Kemi më pak të moshuar të prekur dhe kjo sepse ata po mbrohen me tepër”, tha Brataj.

Brataj apeloi qytetarët të mos përdorin antibiotik vetëm nëse janë të konsultuar me mjekun e tyre.

“Nuk duhet të përdoret antibiotik. Është terapi spitalore dhe kur është prekur mushkëria”, tha ai.

Më tej, ai u shpreh se virusi nuk e ka humbur aftësinë e tij për të infektuar.

Nga muaji shkurt e deri tani, informoi Brataj, janë trajtuar gjithsej 6 156 persona të prekur me COVID-19, nga të cilët 3 029 në spital dhe 3 127 në banesë.

/a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.