BRUKSEL – Stoltenberg: Të ulet tensioni në Mesdheun Lindor

BRUKSEL, 21 tetor /ATSH-ANSA/ – Të gjithë aleatët e NATO-s janë të shqetësuar për situatën në Mesdheun Lindor, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne duhet të përqendrohemi tashmë mbi mënyrën si të shmangim një rritje të tensioneve në rajon”, deklaroi Stoltenberg.

”Për këtë arsye ne po punojmë mbi mënyrën se si të forcojmë mekanizmin për daljen nga konflikti që është krijuar mes Greqisë dhe Turqisë”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

“Jam në kontakt të rregullt me drejtuesit e Bashkimit Europian duke përfshirë këtu presidenten e Komisionit Europian Von der Leyen, presidentin e Këshillit Michel dhe përfaqësuesin e lartë Borrell, pa harruar edhe disa drejtues europianë dhe po punojmë së bashku për të reduktuar tensionet”, shtoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.