TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, njoftoi sot për 13 fluturime të konfirmuara për ditën e enjte, datë 22 tetor.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.
Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte janë:⠀
⠀
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim
/a.gjonaj//a.a//r.e/