SPANJË – Ekonomia ende e brishtë nga kufizimet e reja antiCOVID-19

MADRID, 20 tetor /ATSH-AFP/ – Vjeshta njoftohet akoma më e errët nga sa ishte parashikuar për ekonominë spanjolle, ku dy mushkëritë, rajonet e Madridit dhe Barcelonës, janë goditur sërish nga masat antiCOVID-19, duke shkaktuar nervozizëm mes pronarëve.

Rajoni i Madridit dhe Katalonjës përbëjnë rreth 40% të PBB-së spanjolle dhe përbëjnë një prej shtyllave kryesore të ekonomisë, turizmit, industrisë, kompanive të mëdha.

“Do të vdesim nga uria”, thërrisnin të premten disa restoratorë të mbledhur në qendër të Barcelonës për të protestuar kundër mbylljes për një afat kohor prej 15 ditësh të bareve dhe restoranteve në Katalonjë, urdhëruar nga autoritetet rajonale për frenimin e përhapjes së epidemisë.

Përballë virulencës së valës së dytë të koronavirusit të ri në një vend që është tashmë më i prekuri në Europë, Madridi dhe tetë bashki përreth u bënë objekt i një bllokimi të pjesshëm që prej fillimit të tetorit.

Banorët kanë të drejtë të hyjnë apo të dalin vetëm për të punuar apo studiuar, ose për shkaqe të tjera shumë precize, ndërkohë që oraret dhe kapacitetet e bareve dhe restoranteve janë reduktuar.

Nëse kufizimet zgjaten në Madrid dhe Katalonjë, kjo do të ketë një impakt shumë negativ”, konfirmoi Iñigo Fernandez de la Mesa, zëvendëspresident i organizatës CEOE.

Qeveria ka rishikuar në rënie parashikime e saj dhe ka njoftuar një rënie me 11,2% të PBB nga -9,2% të parashikuar deri tani./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.