SIDNEI – Australia i bashkohet SHBA-së, Japonisë dhe Indisë në manovrat ushtarake

SIDNEI, 20 tetor /ATSH-AFP/ – Australia do të marrë pjesë në nëntor në manovrat ushtarake në brigjet indiane që do të mbledhin së bashku katër vende të shqetësuara për ndikimin në rritje të Kinës.

India, Japonia dhe SHBA-ja dhe për herë të parë që nga viti 2007, Australia do të marrë pjesë në nëntor në manovrat e mëdha ushtarake detare, që pritet të rrisin irritimin e Pekinit.

Ministrja australiane e Mbrojtjes, Linda Reynolds deklaroi dje në mbrëmje se këto manovra, emri i të cilave është “Malabar” parashikojnë të tregojnë vendosmërinë e përbashkët për të mbështetur një rajon Indo-Paqësor të hapur dhe me prosperitet.

Ministria indiane e Mbrojtjes deklaroi se këto manovra do të zhvillohen në Detin e Omanit dhe në Gjirin e Bengalit.

Gjatë dekadave të fundit, Kina ka tentuar të rrisë në mënyrë të konsiderueshme influencën në Birmani, Sri Landa, Pakistan dhe Bangladesh, duke ngjallur shqetësime nga ana e Nju Delhit.

Këto manovra zhvillohen në kuadër të tensioneve diplomatike mes Kinës dhe Australisë, tensioneve ekonomike mes Kinës dhe SHBA-së dhe tensioneve ushtarake mes Kinës dhe Indisë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.