Shpenzimet publike për sektorin e Shëndetësisë janë rritur me 61% në 7 vitet e fundit

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Shpenzimet publike për sektorin e shëndetësisë janë rritur me  61% në këto shtatë vitet e fundit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se këto shpenzime kanë arritur në 57.7 miliardë lekë në vitin 2020, nga 35.4 miliardë lekë që ishin në vitin 2013.

“Nëse shëndetësia nuk do të ishte sektor që ka vëmendjen e plotë të qeverisë, nuk do të kishim dyfishuar shpenzimet”, deklaroi Denaj.

Ndërkohë, qeveria ka miratuar rritjen e pagave me 40% për mjekët dhe infermierët duke nisur nga 1 janari i 2021-it. Me rritjen prej 40% të vendosur nga qeveria mjekët në shërbimin spitalor përfitojnë rreth 54 891 lekë në muaj, ose 61.6% më shumë se në 2013-n.

Kjo rritje bëhet për t’i dhënë një vlerë të shtuar punës e përpjekjes që bëhet nga punonjësit e sektorit të shëndetësisë, sidomos në situatën me të cilën po përballen për shkak të COVID-19.

Mjekët në të gjithë botën po përballen sot në vijën e parë me virusin COVID-19. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.