Shifrat e pandemisë/ Basha: Vendi me testimet dhe buxhetin më të ulët për Shëndetësinë në Europë

Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës

Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 20. Oktober 2020

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar sot një video ku thekson se, ndërkohë që shqiptarët luftojnë për jetën, prioritet i Edi Ramës nuk është shëndeti i tyre, por tenderët sekretë dhe koncesionet korruptive.

“Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit. Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre”, ka theksuar Basha.

“Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve”, ka shtuar ai.

Basha sjell shifra ku prej muajit mars 454 shqiptarë kanë humbur jetën për shkak të COVID-19. “Mijëra të tjerë janë infektuar. Ndërkohë që shqiptarët luftojnë për jetën, prioritet i Edi Ramës nuk është shëndeti i tyre, por tenderat sekretë dhe koncesionet korruptive. Për këtë arsye jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve në Europë sipas OBSH. Vendi me buxhetin më të ulët për shëndetësinë në Europë sipas FMN. Vendi me numrin më të ulët të testimeve për COVID-19 në Europë. Edi Rama është kërcënimi më i madh për shëndetin e shqiptarëve”, u shpreh Basha. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.