Sharra sot, dje dhe së afërmi/ Pasqyrë e qeverive që kishim me Saliun, Lulin, Ilirin e Monikën dhe qeverisjes sot

 

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje ndër vite nga landfilli i Sharrës, ndërsa bëri të ditur se ai kërcënonte shëndetin e qytetarëve duke ndotur ambientin.

Rama tha se në këtë fushë hidheshin rreth 700 tonë mbetje, çka sillte një ndotje të madhe të ajrit dhe kërcënonte seriozisht shëndetin e qytetarëve.

Sot Sharra është një fushë e gjelbër me një sipërfaqe prej 22 mijë metra katrorë dhe ku janë mbjellur 2400 pemë.

Po ashtu, Kryeministri publikoi edhe projektin e tij për impiantin e ri teknologjik të riciklimit, tek i cili do të bëhet një seleksionim manual që konsiston në vendosjen e një platforme ku operatorët selektojnë çdo mbetje që konsiderohet e rikuperueshme.

Kryeministri ka bërë një krahasim mes qeverisjes së Berishës me Bashën, Metën e Kryemadhin, me qeverisjen aktuale të Partisë Socialiste.

“Mirëmëngjes, dhe me Sharrën dje, sot dhe së afërmi, si një pasqyrë e qeverive që kishim me Saliun, Lulin, Ilirin e Monikën, e qeverisjes që kemi sot me Partinë Socialiste dhe e Shqipërisë që duam nesër për fëmijët tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, deklaroi Rama. /a.gjonaj/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.