MOSKË – SHBA dhe Rusia të gatshme të zgjerojnë traktatin “New Start”

MOSKË, 20 tetor /ATSH-DPA/ – SHBA-ja dhe Rusia iu afruan më  shumë sot arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e traktatit të kontrollit të armëve bërthamore, “New Start”, midis dy fuqive, pasi Uashingtoni iu përgjigj pozitivisht një oferte të bërë nga Moska.

Pak më herët, Ministria e Jashtme ruse ofroi të mos e rrisë numrin e saj të kokat bërthamore, nëse SHBA-ja bie dakord për të njëjtën gjë.

“SHBA e vlerëson ofertën dhe është e gatshme për një takim të menjëhershëm për përfundimin e një marrëveshjeje të verifikueshme”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

Traktati “New Start” do të skadojë për katër muaj./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.