Landfilli i Sharrës/ Teliti: Video 3D, si për çdo rrugë, port apo aeroport

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti ka reaguar sot ndaj pamjeve që vijnë për landfillin e Sharrës.

“Edhe sot ER, u paraqiti shqiptarëve një video 3D në vend, siç bën për çdo rrugë, port apo aeroport që u servir shqiptarëve”, u shpreh Teliti.

“Pasi ka dhënë 25 milionë euro vetëm për inceneratorin e Tiranës dhe inceneratori nuk duket gjëkundi, ER ka bërë gati për të paguar Klodian Zotos dhe mafias së inceneratorëve pas tij 430 milionë euro të tjera nga paratë publike. Si premio sipër kësaj, i ka dhënë edhe monopolin e mbetjeve të ngurta të Tiranës, duke falimentuar industrinë e riciklimit”, shtoi Teliti.

“Premtimi dhe angazhimi i tyre i vërtetë është kontrata që kanë me Klodian Zoton për t’i zhvatur taksave të shqiptarëve rreth 500 milionë euro”, tha Teliti. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.