HUNGARI – Zgjidhet kreu i diskutueshëm i Gjykatës së Lartë

BUDAPEST, 20 tetor /ATSH-DPA/- Ligjvënësit hungarezë zgjodhën Andras Varga, besnik i kryeministrit Viktor Orban, si presidenti të ri të Gjykatës së Lartë.

Varga, i cili do të marrë detyrën në fillim të vitit 2021, u zgjodh nga ligjvënësit edhe pasi këshilli kombëtar i gjykatësve me shumicë dërrmuese refuzoi emërimin e tij, në fillim të tetorit, duke përmendur shqetësimet në lidhje me ndikimin në pavarësinë e gjykatave.

Për nëntë vitet e fundit ai kishte shërbyer si zëvendës i Avokatit të Shtetit Peter Polt, i cili tërhoqi vëmendjen kritike, përfshirë Bashkimin Europian, për injorimin e thirrjeve për një hetim të korrupsionit midis politikanëve dhe biznesmenëve të rrethit të Orbanit.

Orban është përplasur vazhdimisht me BE mbi masat që minojnë demokracinë në Hungari.

Muajin e kaluar, Komisioni Europian lëshoi ​​një raport kritik mbi Hungarinë, veçanërisht mbi shtetin e së drejtës dhe sistemin gjyqësor. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.