GREQI – Turistë francezë në karantinë pas zbulimit të një rasti me COVID-19

ATHINË, 20 tetor /ATSH-AFP/ – Njëzet e katër nxënës francezë dhe tre mësues që i shoqëronin u vendosën në karantinë në një hotel në Athinë pasi një shoqëruese rezultoi pozitive me COVID-19, bëri të ditur policia portuale greke.

”Grupi i nxënësve mbërri dje në aeroportin e Athinës, ku u janë nënshtruar testeve të depistimit para se të niseshin për në Pire, një port i madh pranë Athinës dhe të merrnin një traget me destinacion ishullin turistik të Santorinit në Detin Egje”, theksoi një zyrtare e zyrës së shtypit të rojave bregdetare.

Por, të hënën pasdite autoritetet e aeroportit paralajmëruan policinë e portit se testi i depistimit për një prej tre shoqëruesve të nxënësve kishte rezultuar pozitiv dhe tragetit i është dashur të kthehet në Pire, sipas menaxherit.

Grupi do të qëndrojë për disa ditë në karantinë në një hotel në Athinë pasi trageti është dezinfektuar, sipas policisë së portit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.