Basha: Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë

Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi

Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës. Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret!

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 19. Oktober 2020

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot rastin e pronarit të një biznesi të vogël, që sipas tij, tregon situatën me taksat e rritura.

“Bar-Restoranti i Roland Hoxhës në Sauk të Tiranës, ishte një biznes i vogël deri në vitin 2018, i cili bënte një xhiro prej 33 milionë lekësh. Por politikat e gabuara të qeverisë, e kthyen në biznes me TVSH ku ai sot detyrohet të paguajë taksa të larta dhe bashkë me sigurimet i shkojnë rreth 6 milionë lekë. Përpos kësaj, ai duhet të paguajë edhe taksat e bashkisë, të cilat janë një barrë e shtuar për këtë biznes. Ai gjithashtu shprehet se biznesi po del me minus dhe se po e mban për mbijetesë, ndërsa fitimi as nuk mendohet”, thekson Basha.

Biznesmeni Roland Hoxha shprehet se, “drejtoj këtë biznes prej 12 vitesh”.

“E di shumë mirë, njoh edhe zonën edhe vështirësitë e punës çfarë do të thotë të çohesh në mëngjes deri në darkë, të privohesh nga koha që do harxhosh me fëmijët me çdo gjë. Biznesi bën një xhiro rreth 33 milionë. Shteti më kaloi me TVSH që paguaja rreth 1 milion e 200 mijë lekë, domethënë që nuk ishin planifikuar fare këto lekë e me gjithë sigurimet këto lekë mund të shkojnë 6 milionë e gjysmë. Pret edhe taksë 5% tatimfitimi. Këtë taksë paguan edhe ai që ndërton pallatet dhe kjo nuk më duket e drejtë. Përpos kësaj, vijnë edhe zarfet e bashkisë që nuk po e kuptojmë fare. 75 mijë lekë taksa arsimi a taksë uji, unë s’e kam marrë vesh fare, herë pas here që na kanë rënduar pa masë. Unë e di shumë mirë çfarë do të thotë që të dalësh me 120 mijë lekë minus edhe të mbash një biznes për të mbijetuar, jo për të fituar se harroje fitimin”, shprehet Hoxha. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.