Profesionet e së ardhmes: Shqipëria një vend për të rinjtë me kryefjalë inovacionin

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Ekzistojnë dy profesione të së ardhmes në tregun shqiptar të punës “Agjentët dhe Ofruesit e Shërbimeve Inovative”, dy profesione të sjella dhe promovuara falë Fintoken Act, ligjit të ri që rregullon tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë.

Maria Teresa Zucchelli, Këshilltare e Përgjithshme e Consulcesi Tech, argumentoi tezën e “Mundësive të reja investimi në Shqipëri me ardhjen e Fintoken Act” gjatë një aktiviteti online të organizuar nga Confindustria Albania.

Referentja e Consulcesi Tech, një kompani e angazhuar në zhvillimin e teknologjisë Blockchain në fusha të ndryshme, shpjegoi rëndësinë e këtyre figurave të reja profesionale të krijuara me qëllim mbështetjen e investitorëve vendas dhe të huaj në Shqipëri, të cilët dëshirojnë të operojnë në sektorin Blockchain të aplikuar në tregjet financiare.

Akti Fintoken synon të krijojë një mjedis rregullator për të mbrojtur investitorët, në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Europian dhe plotësisht në gjendje për t’iu përgjigjur nevojave të sigurisë ligjore dhe për të dhënë qartësinë thelbësore në garanci të perspektiva afatgjata për investime.

Si mund të bëhesh agjent dhe ofrues i shërbimeve inovative? Kompetencat e kërkuara për të ndërmarrë këto rrugëtime varjojnë nga ato ligjore/ rregullatore, te financa e decentralizuara dhe më tej tek teknologjia. Për të dyja fushat parashikohet verifikim i vazhdueshëm nga Autoritetet Kompetente, në zotërimin e aftësive të nevojshme me natyrë specifike, të cilat arrihen përmes mekanizmit të ndjekjes së kurseve profesionale që kanë: kohëzgjatje të përcaktuar; aspekte multidisiplinare dhe të kualifikuara nga ofruesit.

Emigrimi i të rinjve shqiptarë lidhet ngushtë me faktorë ekonomikë dhe ofertën e tregut të punës. Këto kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë arsye që shtyjnë shumicën e shqiptarëve të largohen nga vendi dhe sipas sondazhit të Fuqisë Punëtore 2018 të INSTAT, arsyeja “mundësitë punësimi” zë 77.0%.

Sipas Raportit të Bashkimit Europian për Shqipërinë të vitit 2020, çelësi për përmirësim është harmonizimi i aftësive të  fituara falë ofertës arsimore në vend me nevojat e ndërmarrjeve private.

“Kërkesa për figura të larta profesionale në territorin shqiptar do të gjenerojë përfitime për ekosistemin e punës së vendit, në sajë të krijimit të vendeve të reja të punës së kualifikuar për të rinjtë, – tha Maria Teresa Zucchelli, – duke ndikuar në rënien e vazhdueshme të shkallën së migrimit dhe atë të papunësisë në familje”.

“Për më tepër, investitorët e bizneset, duke patur në dispozicion figura të trajnuara profesionale që përmbushin kushtet e kërkuara nga ligji, do të jenë në gjendje të zvogëlojnë ndjeshëm kohën e nevojshme për të marrë licencën për të qenë aktiv në treg në një kohë të shkurtër. E gjithë kjo do të lejojë vendin të afirmohet me një rol udhëheqës si një lojtar inovativ në skenën ndërkombëtare”, përfundon Këshilltarja e Përgjithshme e Consulcesi Tech. /k.s//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.