POLONI – Niedzielski: Trajtojini me shumë seriozitet kufizimet antiCOVID-19

VARSHAVË, 19 tetor /ATSH-DPA/- Polonia mund të presë 15 000-20 000 raste infektimi me COVID-19 të konfirmuara çdo ditë, në fillim të javës së ardhshme, duke dyfishuar kështu afërsisht shifrat e fundit, nëse vazhdon ritmi aktual i rritjes së infektimit, paralajmëroi sot ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski.

“Kjo është arsyeja pse ju bëj thirrje të gjithëve që t’i trajtoni me shumë seriozitet të tëra kufizimet që kemi vënë në dy javët e fundit”, shtoi ai.

Këto kufizime përfshijnë detyrimin për të mbajtur maska ​​në publik, kufizimin e numrit të personave në dyqane ose kisha, që përdorin transportin publik, si edhe mbylljen e restoranteve në orën 21:00.

Polonia ka regjistruar një rritje të konsiderueshme në rastet e reja të COVID-19 në javët e fundit, me mbi 9 600 raste të raportuara të shtunën dhe mbi 8 500 të dielën./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.