OTAVA – Blair: Kufiri Kanada-SHBA do të mbetet i mbyllur deri më 21 nëntor

OTAVA, 19 tetor /ATSH-AFP/ – Kufiri midis SHBA-së dhe Kanadasë do të mbetet i mbyllur për udhëtime jothelbësore deri më 21 nëntor, me qëllim frenimin e pandemisë së COVID-19, njoftoi sot ministri kanadez i Sigurisë Publike, Bill Blair.

“Vendimet tona do të vazhdojnë të bazohen në rekomandimet më të mira të shëndetit publik në dispozicion, për të garantuar sigurinë e kanadezëve”, shkroi ai në Twitter.

Mbyllja e kufijve të SHBA-së me dy partneret e saj të tregtisë së lirë, Kanadanë dhe Meksikën, u vendos në mars dhe që nga ajo kohë është zgjatur çdo muaj.

Lejohen vetëm tregtia e mallrave dhe produkteve, si edhe udhëtimet që konsiderohen thelbësore./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.